GJANA Avdi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1943, në Bicaj, Kukës. Më 8 mars 1970, me vendim nr. 6, Gjykata e Kukësit e dënoi për “agjitacion e propagandë“, me 9 vjet burg. Më 28 prill 1979, me vendim, nr. 38, Gjykata e Kukësit e deklaroi “të papërgjegjshëm për krimin socialist” për të cilin akuzohej, dhe vendosi ta dërgoj A. Gj për mjekim të detyrueshëm në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Më 2 dhjetor 1981, me vendim nr. 97, e njëjta gjykatë urdhëroi mbylljen e tij në një institucion mjekësor. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 200-201

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]