GJATA Miftar
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1929, në Kukës. Më 20 shtator 1950, me vendim nr. 158, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut në formë arratisjeje në një shtet të huaj», me 8 vjet burg dhe humbjen e të drejtave qytetare për 2 vjet. Më 22 shkurt 1951, me vendim nr. 42, Gjykata e Lartë e Tiranës vendosi ndryshimin e këtij vendimi duke e dënuar me 5 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 157

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]