GJEÇI Pashko
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Përkthyes. Lindi më 1918, në Shkodër. Mbaroi gjimnazin jezuit të qytetit të tij. Studioi në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë. Më 1942, diplomohet me gradën Doktor Shkencash në letërsi. Më 1947, u dënua me akuzën “Pjesëmarrje në grup kundër pushtetit” dhe u dënua me 5 vjet burg. Pas lirimit e transferojnë në Fushë-Krujë. Aty nisi përkthimin e “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligerit. Shoqata italiane “Dante Alighieri” në vitet ‘70 vlerësoi ndërkombëtarisht shqipërimin e Gjeçit si njërin ndër tre përkthimet më të mira në botë të “Komedisë Hyjnore”. Pas botimit të “Komedisë…”, nisi përkthimin e “Odisesë” së Homerit. Vdiq më 2010.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]