GJELAJ (vata) Gjergji Vatë

GJELAJ (vata) Gjergji Vatë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Shkodër. Më 28 gusht 1945, me vendim nr. 180, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi «si armik i popullit dhe sabotator i luftës», me 18 muaj burg, punë të detyruar, konfiskim pasurie dhe heqjen e të drejtës elektorale. Më 2 nëntor 1977 u arrestua përsëri dhe më 18 janar 1978, Gykata e Shkodrës e dënoi për agjitacion e propagandë, me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D 7. Fl. 429-430

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]