GJELOSHI Gjon Vat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Shalë, Dukagjin. Më 7 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe për «ta rrëzuar atë me dhunë», me vdekje, si dhe me humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2014, D 7. Fl. 358-359

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]