GJELUCI Sile Tom
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Shkodër. Më 13 janar 1954, me vendim nr. 2, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi për «tentativë arratisje» me 3 vjet burg. Më 23 shkurt 1976, me vendim nr. 107, Gjykata Tiranë e dënoi për «agjitacion e propagandë», me 8 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 703-704

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]