GJERGJANI Vehip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1951, në Gjirokastër. Është internuar dhe dëbuar për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimdëbimit nga Tirana në Tepelenë, Valias dhe Savër, prej 1951 deri më 30 shtator 1991; prej tyre 7 vjet janë internim. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 609-610

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]