(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1907, në Dukagjin. Më 7 dhjetor 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të dënimit me burg prej 24 marsit 1945 deri më 15 nëntor 1949, për motive politike, sipas vendimit të Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 192 , dt. 1 shtator 1945. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7,Fl. 475-476
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]