GJERKAJ Ndue Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Vukël, Shkodër. Më 16 mars 1993, me vendim nr. 258, Gjykata e Malësisë së Madhe vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq për motive politike, më 10 shkurt 1945. Pjesëtar i forcave të Preng Calit, u ekzekutua te Ura e Tamarës. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 748-749

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]