GJIKA Ded Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Kashnjet, Lezhë. Është internuar për motive politike. Më 18 qershor 1993, me vendim nr. 24, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Kashnjet, Lezhë në Tepelenë, prej 30 gushtit 1949 deri më 30 dhjetor 1951. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 699-700

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]