GJIKA Thimjo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1911, në Sopik, Gjirokastër. Më 16 korrik 1946, me vendim nr. 26, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si “armik i popullit, [që] ka kryer këto faje: qysh në vitin 1942 ka qenë i lidhur me armikun e popullit Vasil Shahinin dhe me Zetren. Në vitin 1945 lidhet me spiunazhin grek, krijon grup dhe i dërgon informata spiunazhit të huaj, ka punuar në drejtim të përçarjes së popullit minoritar, ka shtruar planin së bashku me Zetren për ngritjen e një çete Zerviste në krahinën e Pogonit [Gjirokastër], ka qenë anëtar dhe më vonë Kryetar i Këshillit Nac. Çl dhe në kohë vazhdon lidhjet me spiunazhin grek duke i dërguar informata, ka qenë shtylla kryesore e reaksionit grek në Qarkun e Gjirokastrës”. U dënua me vdekje dhe konfiskim pasurie. Dënimi u aprovua nga Gjykata e Lartë më 6 shtator 1946. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 48-49

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]