GJIKURIA Amali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, në Dhërmi. Më 13 gusht 1992, me vendim nr. 15, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Dhërmiu, Vlorë, në Kamëz, Tiranë, prej 28 prillit 1949 deri më 12 dhjetor 1949, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, FL. 62-63

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]