GJIKURIA Epaminonda
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1937, në Dhërmi, Vlorë. Më 2 nëntor 1956, me vendim nr. 165, Gjykata Tiranë e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut në përpjekje për arratisje», me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Në vitet 1949-53, E. Gj. ka qenë familjarisht i internuar në Kamëz (Tr), për shkak të arratisjes së babait të tij, Thoma Gjikuria. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 177-179

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]