GJINI Çelo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1924, në Lazarat, Gjirokastër. Më 6 maj 1950, me vendim nr. 60, Gjykata e Gjirokastrës e dënoi për “pjesëmarrje në grupin e organizuar kundra pushtetit dhe të ushtrisë popullore”, me 12 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. Më 16 dhjetor 1950, me vendim nr. 367, Gjykata e Lartë la në fuqi këtë vendim. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 118-119

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]