GJINI Dhimitër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929 në Fier. Ka qenë i dëbuar, kulak dhe i deklasuar. Babai ka qenë kulak, vëllai i arratisur më 1956, kurse vëllai tjetër është burgosur për politikë, më 1978 dhe është dënuar me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 248-249

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]