(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik katolik. Lindi më 1905, në Shkup. U shkollua në Shkodër, u diplomua për teologji dhe të drejtë kanonike në Padova, Itali. U arrestua më 1946, si agjent i Vatikanit. U dënua me 5 vjet burg, bëri 4; nga torturat mbeti invalid. Pas burgut shërbeu në famullinë e Durrësit. Vdiq më 1975. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, Vol. 1 (Tiranë: Sh.B 55, 2007), 49-60.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]