GJINI Gjon Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Shkodër. Arrestuar më 10 dhjetor 1944. Më 23 qershor 1945, me vendim nr. 71, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi si “bashkëpunëtor me aparatin terrorist të okupatorit dhe ka penguar luftën e popullit duke marrë pjesë kundër partizanëve në Farkë”, me 15 vjet burg. Liruar më 4 korrik 1956. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 410-411

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]