GJINI Kristo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914 në Vanistër, Gjirokastër. Më 16 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «armik i popullit», me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Është ekzekutuar më 30 gusht 1946. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 156-157

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]