GJINI Kristo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1914, në Vanistër, Gjirokastër. U arrestua më 11 shkurt 1946. Më 16 korrik 1946, me vendim nr. 27, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi «si armik i popullit, për tradhëti të lartë kundër integritetit tokësor e pushtetit popullor», me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. U ekzekutua më 6 shtator 1946. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 473

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]