GJINI Vaso
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Vanistër, Gjirokastër. Më 18 prill 1947, me vendim nr. 115, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi si “kriminel lufte dhe armik i popullit dhe sabotator”, me 20 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës qytetare dhe politike. Më 12 gusht 1947, me vendim nr. 40, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Sarandës urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasurisë të tundshme dhe të patundshme të armikut të popullit V. Gj. nga katundi Vanistër i Gjirokastrës». AISKK, F. 1, V. 2014, D.7, Fl. 126-127; Gazeta Zyrtare, 5 janar 1948, f. 7

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]