(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1929, në Tiranë. Arrestuar më 10 prill 1949. Më 30 nëntor 1949, me vendim nr. 282, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi «se ka marrë pjesë në një grup kundërshtar, ka marrë pjesë në një grup të organizuar kundër pushtetit, tentativë për arratisje dhe për krimin e agjitacionit e propagandës» dhe e dënoi me 5 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 329
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]