(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Mësues. Në vitin shkollor 1947/48 qe drejtor i Gjimnazit “Sami Frashëri” të Prishtinës, kurse mes viteve 1954-‘62 profesor i tij. Për disa kohë punoi si redaktor në Ndërmarrjen Shtetërore të Botimeve në Tiranë. Pas kthimit në Shqipëri, u burgos për “agjitacion e propagandë kundër pushteti popullor”. Pas lirimit nga burgu, në vitin 1985 u internua në Shtyllë të Vithkuqit, ku ndërkaq qenë internua e shoqja, Jelica [shih] dhe i biri Adriani [shih]. Vdiq në internim, në Shtyllë. Është bashkëautor i teksteve shkollore: “Abetare: për klasën e parë të shkollavet fillore” (Beligrad: Botimi i Drejtoratit t’Arsimit për Kosovë e Metohi: Komisioni Pedagogjik, 1947); “Gjeografi për klasën e IV të shkollave fillore” (“Ditunija”, 1948); “Libër leximi për klasën e dytë të shkollës fillore” (Beograd, 1948); “Libër leximi: për klasën IV të shkollave fillore” (Beligrad: “Ditunija”, Ndërmarrje tekstesh dhe mjetesh mësimore të Republikës Popullore të Serbisë, 1948 (Beligrad: “Prosveta”); “Libër leximi për klasën III gjimnaz” (përkthyes, “Mustafa Bakija”, Prishtinë, 1951); “Libër leximi: për klasën e III fillore” (“Mustafa Bakija”, Prishtinë, 1954).
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit