GJOÇA Siri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Zhulat, Gjirokastër. Më 13 shtator 1945, me vendim nr. 148, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi “si armik të popullit”, me 2 vjet heqje lirie. Më 13 shtator 1950, me vendim nr. 141, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për “krimin e veprimtarisë armiqësore në formë grupi të organizuar “me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtës elektorale për 4 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, Fl. 6-7

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]