GJOÇAJ Adem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1920, në Lurë. Më 28 mars 1947, me vendim nr. 46, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi për «tradhëti të lartë kundra popullit dhe shtetit» me vdekje, me humbjen e përhershme të të drejtave civile- politike, degradimin e tij me ceremoni ushtarake dhe ekzekutimin mbas shpine si tradhtar. U ekzekutua më 14 mars 1947, para vendimit të Gjykatës Lartë Ushtarake, nr. 46, 28 mars 1947. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 668

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]