GJOÇAJ Dezdemona
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1940, në Zhulat, Gjirokastër. Është dëbuar për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Gjirokastra në Krujë, prej majit 1945 deri më korrik 1947. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 170-171

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]