GJOÇAJ Sabrie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1932, në Llugaj,Tropojë. Më 25 qershor 1953, me vendim nr. 94, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi për «tentativë arratisjeje në Jugosllavi», me 8 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. Me dekret i ulet dënimi me 5 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 144-145

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]