GJOKA Gjergj Geg
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Krujë. Më 20 dhjetor 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të mbajtjes së tij në hetuesi, për motive politike, prej 16 gushtit 1946 deri më 15 gusht 1947. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 160-161

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]