(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1933, në Mirditë. Më 8 prill 1993, me vendim nr. 22, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Mirdita në Berat dhe Tepelenë, prej 10 dhjetorit 1946 deri më 20 dhjetor 1952, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 277-278
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]