GJOKA Mrika Ded
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1895, në Fregen, Mirditë. Është internuar për motive politike. Më 18 qershor 1993, me vendim nr. 24, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Mirdita në Shtyllas (Fier), prej 30 shtatorit 1952 deri më 30 qershor 1956. AISKK, F. 1, V. 2014, D 11. Fl. 547-548

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]