GJOKA Ndue Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Krujë. Më 23 shkurt 1946, me vendim nr. 627, Gjykata Tiranë e dënoi për “strehim kriminelësh”, me 5 vjet burg. Më 29 korrik 1958, me vendim nr. 195, Gjykata Tiranë e dënoi për “tradhëti ndaj atdheut“ me 12 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave për 3 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 158-159

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]