GJOKA Pjetër Gjok
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Beltojë, Shkodër. Më 22 shkurt 1946, me vendim nr. 21, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi “si pjesëmarrës në organizatën Bashkimi Shqipëtar, duke propaganduar kundër pushtetit popullor dhe reformave të tij”, me 10 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave qytetare dhe politike për aq kohë sa është dënuar. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 488

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]