GJOKA Tom Gjok
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, Sheldie, Shkodër. Më 8 shtator 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të mbajtjes në hetuesi, për motive politike, prej 4 shkurtit 1945 deri më 10 gusht 1946. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 625-626

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]