GJOKJA Nazmije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1947 në Sukth. Është internuar për motive politike. Më 23 korrik 1993, me vendim nr. 25, Komisioni i ngritur për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Durrësi në Berat, prej 11 korrikut 1948 deri më 4 dhjetor 1949. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 166-167

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]