GJOKJA Sulejman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Durrës. Është internuar për «motive politike». Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i ngritur për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Durrësi në Berat e Tepelenë, prej tetorit 1948 deri më dhjetor 1951. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 147

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]