GJOLENA Neke
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1943, në Elbasan. Është internuar dhe për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internim-dëbimit nga Elbasani në Berat, Tepelenë, Kamëz, Plug prej janarit 1946 deri më qershor 1959; tetë vitet e para kanë qenë internim. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 611-612

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]