GJONI Drane Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1932, në Mirditë. Është internuar dhe dëbuar për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Mirdita në Kuçovë, Tepelenë, prej 10 tetorit 1948 deri më 30 dhjetor 1954 dhe të dëbimit prej 1 janarit 1955 deri më 25 dhjetor 1955. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 691-692

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]