GJONI Hamdi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Dukat, Vlorë. Më 15 maj 1945, me vendim nr. 19, Gjykata Ushtarake Vlorë e dënoi si “kriminel lufte”, me 7 vjet burg, humbjen e të drejtave politike për aq kohë dhe konfiskim pasurie. Më 5 shkurt 1946, me vendim nr. 28/9, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Vlorë urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasurisë të tundshme dhe të patundshme të kriminelit të luftës H. Gj., nga Dukati». Më 25 nëntor 1949, me vendim nr. 201, Gjykata e Lartë e Kolegjit Ushtarak e dënoi për “pjesëmarrje në një grup kundër pushtetit popullor“, me pushkatim, humbjen e të drejtave përgjithmonë dhe konfiskim pasurie. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, FL. 49-51; Gazeta Zyrtare, 30 maj 1946, f. 8

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]