GJONI Ndoc Palok
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Shkodër. Më 26 maj 1945, me vendim nr. 1, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi si ”armik i popullit“ me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtës civile e politike për aq kohë sa është dënuar. Më 22 mars 1952, me vendim nr. 2, Gjykata e Lartë e dënoi për ”sabotim ekonomik“, me burgim të përjetshëm, punë të detyruar, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave. U lirua para kohe me kusht. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 346-347

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]