GJONI Sehit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1937 në Mustafaj, Dibër. Më 17 janar 1972, Gjykata e Dibrës e deklaroi fajtor se më 11 nëntor 1971 «u arratis jashtë shtetit në Jugosllavi dhe u kthye nga organet jugosllave më 12 nëntor 1971». Në kohën e kryerjes së krimit është akuzuar për «tradhëti ndaj atdheut», por ka dalë i papërgjegjshëm. Është vendosur dërgimi i tij për mjekime të detyrueshme në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Është ndaluar më 12 nëntor 1971 dhe më 18 tetor 1973 ka dalë nga spitali i Elbasanit. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 77-78

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]