GJONZENELI Bardhosh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1940, në Tragjas, Vlorë. U dënua tre herë, gjithsej me 50 vjet burg, kreu vetëm 27 vjet, sepse diktatura u shemb. Më13 maj 1960, me vendim nr. 39, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për “tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes” me 15 vjet burg, humbjen e të drejtave për 5 vjet dhe konfiskim pasurie. Më 14 dhjetor 1976, me vendim nr. 323, Gjykata Vlorë e dënoi për “agjitacion e propagandë” me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave për 5 vjet dhe konfiskim pasurie. Më 9 maj 1979, me vendim nr. 3, Gjykata e Lartë e dënoi për “ pjesëmarrje në një grup kundërrevolucionare nacionaliste për të kryer krime kundër shtetit dhe agjitacion e propagandë“ me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 74-75

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]