GJONZENELI Filanda
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1945, në Vlorë. Është internuar për motive politike, nga Vlora në Tragjas (Vl), me vendim të Komisionit Qendror të Internim-Dëbimeve, nr. 8, prej 14 shkurt 1968 deri më 10 qershor 1970. Babai i saj, Pertef Agaj, u pushkatua më 1949, me grupin e Bego Gjonzenelit [shih]. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 173-174

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]