(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 25 prill 1937, në Vlorë. Mbaroi shkollën e mesme elektrike. Punoi në profesione të ndryshme në ndërtim. Internohet së bashku me familjen në vitin 1968. Në vitin 1981 dënohet për agjitacion dhe propagandë me 8 vjet burg. Lirohet nga amnistia e vitit 1982. Pas tre vjetësh fiton pafajësinë. Në vitin 1990 emigron në SHBA. Tribuna Shqiptare, 19 gusht 2014
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]