(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik katolik. Lindi më 1893, në Shkodër. U diplomua në Innsbruck, Austri. Shërbeu në famullinë e Xhait, Dukagjin. Më 1947, famullia u dhunua nga komunistët, i prishën bibliotekën, ditaret, etj., kur vetë atë e torturuan, e varën kokëposhtë e i kërkonin të mohonte Zotin dhe Krishtin. E zbritën në hetuesinë e Shkodrës, torturimin e vazhduan dhe tre muaj. U lirua pa gjyq, vdiq dy muaj më vonë. Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës (Tiranë: Kumi, 2009), 420-21.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]