GJURA Myrteza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905 në Pejkë, Dibër. Më 13 gusht 1946, me vendim nr. 231, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi për «krime kundër shtetit», me burg të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe heqjen e të drejtave për 5 vjet. Më 26 nëntor 1946, me vendim nr. 131, Komiteti Ekzekutiv i K.P. së Nënprefekturës së Qendrës së Peshkopisë, urdhëroi «sekuestrimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, të të dënuarit», M. Gj., nga katundi Pejkë, Peshkopi. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 71-72; Gazeta Zyrtare, 28 dhjetor 1946, f. 4

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]