(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1921, në Kukës. Në vitin 1945 është plagosur nga forcat e ndjekjes për arsye se ishte në radhët e forcave të Muharrem Bajraktarit. Më 14 qershor 1946, me vendim nr. 229, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi si «bashkëpuntor me të arratisurit», me 10 vjet burg. Më 1949, pasi u lirua, u arratis në Jugosllavi. Familja e tij ishte internuar. Më 1951, u kthye në Shqipëri dhe u vra nga forcat e regjimit, pa gjyq. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 203
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]