(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1903, në Bilisht, Korçë. Më 8 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi si «kriminel lufte», me 10 vjet burg. Pasuria iu sekuestrua pa u marrë ende vendimi gjyqit. Më 27 korrik 1945, me vendim nr. 74, Komiteti Ekzekutiv i Nën-prefekturës së Devollit urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasurisë së tundshme dhe të patundshme të të dënuarit Shaban Gjyli nga Bilishti». Ka qenë i internuar prej 1949- 1955. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 253; Gazeta Zyrtare, 9 maj 1946, f. 7
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]