GOÇI Nikolla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Ksamil të Sarandës, në vitin 1913. Më 24 korrik 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e shpalli fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», «pjesëmarrje në banda të armatosura» e «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskmin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, humbjen e të drejtës elektorale dhe heqjen e dekoratave. U ekzekutua më 14 nëntor të vitit 1962. AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 433; Lista e personave të ekzekutuar për vitin 1961-1962, hartuar nga Dega e Hetuesisë së Drejtorisë së Policisë, Tiranë.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]