GODA Isa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1899, në Gjirokastër. Më 3 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit, se ka bashkëpunuar me Ballin Kombëtar», dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 113-114.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]