(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1902, në fshatin Golëm të Kurveleshit. U arrestua më 30 gusht 1946, dhe më 4 tetor të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor «se duke e neglizhuar detyrën ka lënë të shkojë në qytetin e Athinës të Greqisë një aeroplan i cili është lejuar nga autoritetet për të shkuar në qytetin Leçe të Italisë», ndaj e dënoi me 3 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave politike e qytetare për tri vjet kohë dhe pushim nga puna. F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 37-38.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]