(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Avokat. Lindi më 9 mars të vitit 1890, në Durrës. Më 20 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e fajësoi «për krime kundër Shtetit në bashkëpunim» dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë, vendim që, më 20 dhjetor 1947, Gjykata e Lartë e ndryshoi në burgim të përjetshëm. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, Presidiumi i Kuvendit Popullor ia reduktoi dënimin në 13 vjet heqje lirie dhe me dekret nr. 1177, datë 24 nëntor 1950, ia fali dënimin. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 485-486.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]